Policia e Kosovës njofton se sot gjatë një pike kontrolli në qytetin e Vitisë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari A.J. 29-vjeçar.
Gjatë kontrollit në automjet nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit Zorki M-906-T e kalibrit 9mm, një karikator dhe pesë fishkë, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit, të njëjtat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?