Tre personat e arrestuar gjatë një bastisje të Policisë së Kosovës, ku u gjetën një arsenal armësh janë liruar me procedurë të rregullt.
Ndonëse nuk janë dhënë sqarime se pse janë liruar, Policia ka gjetur tek ta gjithsej 11 armë automatike mitraloz, një pushkë gjuetie, 39 copë fishek të kalibrave të ndryshëm, 4 gëzhoja, 25 copë mina antitank dhe 4.200 gram tritol.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar dy raste për: Mbajtje në pronësi, posedim ilegal i armëve apo mjeteve të rrezikshme si dhe mjete të dyshuara shpërthyese.
Të dyshuarit sipas policisë së Kosovës janë arrestuar në Llapushnik, në Koreticë dhe Koreticë e Epërme, të tre lokacione në komunën e Drenasit. Lokacione këto ku paraprakisht u kryen bastisje.
Për rastin në fjalë në konferencë për media i ka dhënë detajet komandanti i policisë dega në Drenas, Driton Morina.
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...
“Liria ka emër” mban konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj