Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp për të folur para ndeshjeve të muajit nëntor.
Kosova do të përballet me Rumaninë dhe Lituaninë, ku fillimisht më 15 nëntor luan në Bukuresht dhe tre ditë më vonë presin lituanezët në ‘Fadil Vokrri’.
Për këto ndeshje do të mungojnë emra si Milot Rashica, Leart Paqarada dhe Bersant Celina të cilët pësuan lëndime në fundjavë.
Për të lënduarit janë ftuar lojtarët si Zymer Bytyqi, Art Smakaj dhe Leard Sadriu.
“Fatkeqësisht kësaj radhe i kemi disa lëndime, nuk e kemi në dispozicion Milot Rashicën, Leart Paqaradën dhe Bersant Celinën. Me ekipin do të bashkohen Zymer Bytyqi dhe Art Smakaj”, deklaroi Foda.
“Nën drejtimin tim për herë të parë do t’i kemi dy futbollistë të rinj si Leard Sadriu dhe Baton Zabërgja”, tha Foda. /Telegrafi/
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...