Derbi mes Interit dhe Napolit nuk ka prodhuar fitues në ndeshjen e javës së 12-të në Seire A.
Takimi i luajtur në “Giuseppe Meazza”, ka përfunduar me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Ishin mysafirët që realizuan të parët me golin e McTominay pas një asistimi nga mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmanit.
Mirëpo dy minuta para pjesës së parë, Hakan Calhanoglu barazoi rezultatin në 1-1.
Po i njëjti lojtar pati mundësi të kaloj zikaltrit në epërsi, megjithatë turku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Deri në fund dy skuadrat patën mundësi të shënojnë por që nuk ia arritën dot.
Pas 12 xhirove, Napoli prinë me 26 pikë, e ndjekur pas nga Atalanta, Fiorentin, Interi dhe Lazio me 25 sosh, kurse 24 pikë ka Juventusi i gjashti./Arbresh.info

Dy të arrestuar pas një konflikti fizik në Veternik
Tri nënshkrime që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampion...
Policia gjen materiale nxitëse në veturën e shtetasit serb n...
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Shpërthim në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...