Peja është rikthyer tek fitorja në elitën e basketbollit kosovar duke mposhtur Proton Cable Prizrenin në udhëtim me rezultat 69-85.
Pejanët e nisën mirë ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi pesë pikë, 42-47, shkruan Arbresh.info.
Teksa loja e mirë e tyre vazhdoi edhe në dy çerekët e fundit kur arritën të përfundojnë ndeshjen 16 pikë dallim.
Më i dalluari në këtë fitore të verdhezinjve ishte Terëell Beck me 18 pikë, kurse pikë dyshifrore shënuan edhe Ikpe, Arti Hajdari e Rron Ukaj.
Për prizrenasit, Johnson luajti me 25 pikë, kurse performancë të mirë bëri edhe Arnold që shtoi 14 sosh e Smith Jr 11 tjera.
Pas nëntë ndeshjeve, Peja ka katër fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit pësojnë humbjen e shtatë krahas dy fitoreve./Arbresh.info
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme