Zgjedhjet presidenciale amerikane ishin lajtmotivi i javëve të fundit.
Me fitoren e Trump ,më datë 5 nëntor, mbetet në pritje me interes qeverisja e tij 4 vitet e ardhshme.
Ndërkohë, në fushatë tërhoqi vëmendje globale përfshirja publike e Elon Musk.
Figurat më të rëndësishme të biznesit preferojnë që suportin e tyre elektoral ta japin në prapavijë, por mesa duket Elon Musk ishte rast përjashtimor.Mbështetja e Elon Musk ishte jo vetëm në sferën monetare, por edhe me të gjithë njohuritë operacionale për të mbështetur Trump.
Më surprizuese akoma, ishte vlera e majme që manjati i teknologjisë ofroi për Trump.
Donacioni i Musk llogaritet në vlerën e 119 milionë dollarë, cka ka kontribuar dukshëm në një fitore bindëse.
Musk jo vetëm që e mbështeti publikisht dhe financiarisht Trump, por njëkohësisht mori pjesë dhe si folës në natën e fitores.
Mbetet për tu parë me interes përfshirja e Musk në qeverinë Trump, ku deri më tani zëra të pakonfirmuar shprehen se Trump do ta vendos Elon Musk në krye të një ministrie./abcnews.al
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...
Nis seanca, minutat e fundit për zgjedhjen e presidentit
Haxhiu pret deputetët opozitarë deri në orën 24:00
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...