Serbët e katër komunave veriore të Kosovës që nga paslufta e deri me tani, në makinat e tyre ende bartin targa ilegale (KM-Kosovska Mitrovica), ndërsa ka edhe të tilla që janë fare pa targa.
Fillimisht Qeveria serbe kishte kërkuar përmes ndërkombëtarëve se institucionet e Kosovës duhet të presin derisa t’ju skadojë afati i regjistrimit, për të kaluar pastaj në targat e Kosovës, por një gjë e tillë ende nuk po ndodh.
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, në një intervistë për RTK-në tha se me arritjen e marrëveshjes për sigurimin e veturave, pret angazhim me të madh nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në eliminimin e këtyre targave.
RTK ka kontaktuar ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, por ai tha përmes telefonit se për këtë çështje duhet të kontaktohet Policia e Kosovës.
Qarkullimi i targave ilegale serbe në territorin e Kosovës po shihet si dështim i autoriteteve kosovare në zbatimin e ligjit në pjesën veriore të Kosovës.
Muaji prill i vitit 2014 ka qenë afati i fundit që në pjesën veriore të Kosovës të largohen përfundimisht targat ilegale serbe./arbresh.info/
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...