Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarë të Korit Siparantum.
Gjatë këtij takimi, mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca me punën dhe sukseset e këtij kori, pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale, brenda Kosovës dhe ndërkombëtarisht.
Kryetari Konjufca i falënderoi për vizitën, e po ashtu i përgëzoi për prurjet e tyre në lëminë e muzikës korale, si dhe theksoi rëndësinë që kanë veprimtari të tilla në zhvillimin dhe promovimin e aspektit kulturor e artistik të vendit tonë./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...