Ka nisur ngjarja e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës, në kuadër të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”.
Aktiviteti përfshin një tryezë diskutimi me temën “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”.
Në tryezë po marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; Tankut Soykan, zëvendësshefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë; Adelina Toplica, eksperte vendore e Këshillit të Evropës; Fahret Vellija, anëtar i Këshillit Gjyqësor; Elza Bajrami, zëvendës prokurore, si dhe anëtarë të tjerë të institucioneve përkatëse./Arbresh.info

Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës