Prishtina përballet me Dritën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00.
Është kjo ndeshje e mbetur nga xhiro e dytë pasi ishte shtyrë për faktin se gjilanasit kishin angazhime në garat evropiane.
Dy skuadrat vijnë në këtë takim pas një forme shumë të mirë të treguar deri më tani ku ndodhen në pjesën e epërme të tabelës.
Prishtina synon që të marrë fitoren e dytë radhazi ku do të barazohej me dy liderët Ballkanin dhe Malishevën.
Në anën tjetër Drita ka fituar në dy sfidat e fundit dhe kërkon tre pikët në ‘Fadil Vokrri’ për të marrë lidershipin në Albi Mall Superligë.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Limani, Vitija, Ajdini, Raçi, Islami, Llugiqi, Gallapeni, Jashari, Yakubu, Kryeziu.
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Ajzeraj, Salfiu, Selmani, Manaj.
Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave, gjilanasit triumfuan me rezultat 3-0./Arbresh.info
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi