Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, Rafael van der Vaart, beson se sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, mund të jetë më i mirë se Erling Haaland.
Haaland llogaritet nga shumë njerëz të futbollit si sulmuesi më i mirë në botë aktualisht, por jo edhe nga Van der Vaart, i cili më shumë e vlerëson Gyokeresin.
“Tingëllon pak e çmendur, por unë mendoj se ai është një version pak më i mirë i Haaland. Haaland është sigurisht i jashtëzakonshëm, por Gyokeres ka pak më shumë, ose diçka më shumë”, ka thënë Van Der Vaart.
Kjo deklaratë e holandezit vjen pas fillimit të mahnitshëm që të dy sulmuesit kanë pasur në sezonin 2024/25.
Gyokeres ka shënuar 20 gola në 16 ndeshje për Sportingun, ndërsa Haaland ka shënuar 14 gola në po aq ndeshje për Cityzens.
Dy ‘makineritë’ e golit do të luftojnë për të treguar veten kur Manchester City të përballet me Sportingun në ndeshjen e sotme (e martë) në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...