Kreu i BDI-së, Ali Ahneti zbardhë edhe nje detaj nga takimini së premtes me Komisionerin Han.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë takimit me eurokomesarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, që ishte edhe shumë miqësor, zyrtarit të lartë të BE-së, i ka thënë se është në interes shtetëror që kriza të përfundoj menjëher sepse gjithnjë sipas Liderit të BDI-së, qytetarët dhe shteti nuk mund të mbesin peng I interesave të ngushta grupore ose partiake, por përkundrazi siç është shprehur Ahmeti, në rradhë të pare duhet të vihen interesat shtetërore.
Kështu ka shkruar Kreu u BDI-së në rrjetin e tij social fejsbuk. Ai gjithashtu ka shtuar se zgjidhja e krizës është në interesin e shtetit dhe të gjithë qytetarëve të vendit duke e pasur parasysh se vëmendja e faktorit ndërkombëtar është e përqëndruar në Shkup dhe se nuk duhet të ketë asnjë hapsirë për hamendje te palët e përfshira për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës.
Postimin e plotë pa ndërhyrje mund të lexoni më poshtë:
“Komisionerit Hahn, ca ditë më parë, i thash se është interes shtetëror që kriza të përfundoj menjëherë sepse qytetarët dhe shteti nuk mund të mbesin peng i interesave të ngushta grupore ose partiake, por përkundrazi, në rradhë të parë duhet të vihen interesat shtetëror. Vëmendja e Brukselit dhe Washingtonit është në Shkup andaj dhe nuk ka asnjë hapësirë për hamendësime tek palët e përfshira në proces”, ka shkruar në rrjetin e tij social kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
© ZHURNAL.mk
KE për Shqipërinë: Progres në drejtësi, sfida në luftën kund...
Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjet...
Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar p...
Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë dëm...
Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran
Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë ra...