Kandidati për kryeministër, nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërfaqur si problematikë, neglizhencën e pushtetit në raport me opozitën.
Ai tha në DPT Fidani, se mbi këtë situatë ka humbur edhe serioziteti i shumicës në Parlament.
”Vetëvendosje asnjëherë s’ka përfillë propozimet tona për buxhetin. Sikurse e shohim ka ra serioziteti i shumicës në parlament, ata shumë vështirë e bëjnë shumicën. Kur opozita thirr seanca, ata fare nuk vijnë”.
”Opozita ka propozime, çka duhet të ndodhë, shumica nuk i përfillë. Nuk përfshihen idetë tona, propozimet”.
A po shkojmë drejt kthimit të një blloku opozitar?
”Më shumë ne po shohim një bojkot të Pozitës. S’ka arsye, shumica e ka pushtetin e s’vjen në Parlament”.
”Kuptohet që në opozitë ka solidaritet opozitar, megjithatë ne jemi tri parti të ndryshme në opozitë, por e vërteta është se po na bojkoton pushteti”.
”Unë mundohem me qenë në seanca, veçanërisht kur kishte marrëveshje ndërkombëtare, shkoja me orë të tëra, prisja, e pozita, nuk vijshin”.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...