Komuna e Podujevës ka njoftuar se nesër Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë do të hapet zyrtarisht për qytetarët.
Me anë të një njoftimi në Facebook, komuna bën të ditur se vonesa disa mujore ka qenë për shkak të sfidave me lidhjen e energjisë elektrike, çështja tani është zgjidhur dhe stacioni është i gatshëm të fillojë operimin, shkruan Arbresh.info.
“Ky stacion modern do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për udhëtarët dhe do të lehtësojë qarkullimin e transportit publik në qytet.Sa i përket çështjes së trafikut urban do të njoftoheni me kohë se kur mund të shfrytëzohet dhe detajet e tjera të nevojshme.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...