Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për agjendën e planifikuar për shënimin e tetë vjetorit të vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.
Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë përvjetor partia në pushtet do të duhej të dilte me zbulimin e të vërtetës për vdekjen e Deharit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Shah e ping-pong me Deharin!
Shah, ping-pong e përformanca artistike paska organizuar LVV-ja për ta shënuar 8-të vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.
Si munden aq shpejt ta harrojnë kauzën e tyre, zbulimin e vdekjes së Astritit?
Duke qenë në pushtet më shumë se 4 vjet, në këtë përvjetor do të duhej të dilnin me zbulimin e të vërtetës së vdekjes së tij, jo të organizojnë lojra shahu e pingponu.
Mjaft luajtën pingpong me këtë familje që u manipulua qëllimisht.
Përse në mandatin e tyre humbën mostrat e Astrit Deharit, përse u dogj Instituti ku ndodheshin ato?
Sot para familjes dhe qytetarëve do të duhej këtyre pyetjeve t’u jepnin përgjigje. Besa, edhe shumë pyetje tjera, si ndodhi që të dy djemtë e Avni Deharit të bëjnë vetëvrasje brenda një kohe të shkurtë e që për Arbnorin nuk flitet, as për vetëvrasjen e tij, si ndodhi? Kush e shtyu deri në vetëvrasje?
Mjaft luajtët pingpong me ndjenjat e njerëzve, mashtrues të cilëve po u vie fundi.
Me Kurtin në pushtet Kosova është aq keq, prandaj i duhet një kryeministër si Bedri Hamza për ta bërë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...