Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar LVV-në duke thënë se në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, në vend që partia në pushtet të zbardh këtë rast, ajo po organizon turne shahu dhe ping-pongu.
Me anë të një postimi në Facebook, Gruda tha pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.
“Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu. E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht”, shkroi Gruda./Arbresh.info
LEXO EDHE:
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...