Të shtunën në mbrëmje, një motoçikletë elektrike ka shpërthyer në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë e cila ishte brenda një lokali.
Sipas policisë, zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Rr. Simon Shiroka, Prishtinë 02.11.2024, 19:30. Është raportuar se në një lokal ka ndodhur një shpërthim si pasojë e një motoçiklete elektrike e cila ishte brenda lokalit. Njësit relevante policore emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrit të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dyshohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flakën një lokali në qendër të Prishtinës
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...