Ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat rozë në shenjë solidarizimi me të prekurti me kanceri të gjirit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në ditën e fundit të tetorit ku shënon përmbylljen e fushatës kundër kancerit të gjirit, tha se angazhimi i Qeverisë vazhdon aktivisht edhe pas kësaj fushate, edhe pas tetorit edhe çdo ditë tjetër, shkruan Arbresh.info
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se mamografia dhe rikonstruktimi i gjirit do të jenë falas në institucionet publike.
“Ne do të bëjmë edhe fushatë edhe investime për diagnostikim e trajtim. Fushatat janë treguar të suksesshme dhe na kanë ndihmuar edhe ne si Qeveri të veprojmë më shpejt e të investojmë ku duhet. Secilin tetor e secilën ditë të vitit me përkushtim”, shkroi Kurti në Facebook.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...