Një person është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimi të veturës kishte shkaktuar vet-aksident ku për pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30, në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil.
“Prishtinë 30.10.2024 – 23:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës me targa vendore kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...