Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë personave me iniciale N.S; A.S; B.S; SH.S. dhe J.F.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale:
“Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së.
“Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.
“Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.
“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.
“Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdesë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...
“Sold-out” për sfidën ndaj Sllovakisë, Dardanët njoftojnë sh...
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...