Bilanci i atentatit me armë zjarri që ndodhi pas orës 16:00 të pasdites së sotme në Shkodër është rënduar, pasi ka ndërruar jetë edhe i riu Arlind Bushati.
Djali i ish-kandidatit për kryebashkiak për Partinë Demokratike, Xhemal Bushati, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës rreth orës 22:00 të mbrëmjes.
Ngjarja që tronditi Shkodrën u regjistrua në lagjen Dobraç dhe dyshohet të jetë një konflikt mes bandave të qytetit. Më herët u deklaruan të vdekur në vendngjarje, bashkudhëtari i Bushatit në automjetin tip “Mercdes Benz”, Hamza Lici dhe kalimtarja e rastit Flutura Basha, raporton A2cnn.
Viktima e pafajshme udhëtonte me motor së bashku me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.
Sa i përket Arlind Bushatit, i cili bëhet viktima e tretë e atentatit, rezulton se tre javë më pari ai ka kallëzuar në polici dy persona nga grupi Bajri, për të cilët ka rrëfyer se e kanë kërcënuar me armë.
Në 11 tetor 2024, Bushati kallëzuar në polici se një natë më parë, 10 tetor 2024, në zonën e pedonales persona të paidentifikuar që lëviznin me një motor, i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Sakaq, në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...