Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 12 e 26 shtatorit dhe të 10 tetorit.
Të pranishëm në sallë janë 61 deputetë të mazhorancës, duke mundësuar kështu fillimin e punimeve.
Me 61 vota është miratuar emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë.
Po ashtu, është miratuar Projektligji për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca në mungesë të vullnetit të opozitës për të votuar ka thënë se tri marrëveshjet e parapara ndërkombëtare të shtyhen për ndonjë seancë tjetër.
“Po e shoh që nuk ka atmosferë që të votohen dhe kërkoj nga sekretaria e Kuvendit që pikën e 6, 7 dhe 8, të tria marrëveshjet ndërkombëtare të barten kurdo që ka mundësi Kuvendi t’i trajtojë në ndonjë seancë të ardhshme”, ka thënë Konjufca./rtk
Olympiacos kampion i Euroligës pas 13 vitesh, mposht në fina...
Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të ambasadorit shqiptar në...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Aleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emëroh...
Guardiola me lot në sy në lamtumirën nga City: Nëse më shihn...
Pritja madhështore nga diaspora në Zvicër, Abdixhiku: Ju fal...