Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet.
Drejtuesja e kësaj sindikate, aktorja Sheqerie Buçaj, thotë se aktorët kërkojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Aktorët thonë se paga e tyre aktuale ofron mbijetesë, por jo jetesë të dinjitetshme. MKRS-ja nuk i ka komentuar paralajmërimet e sindikalistëve për grevë./rel/
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish