Në Dhomat e Specializuara të Kosovës(DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 98-ë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fatmir Sopi i cili mban kodin W04485 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Përpara se të fillojë betimin solemn, dëshmitari Fatmir Sopi bëri një përshëndetje ndaj katër të akuzuarve duke i quajtur bashkëluftëtarë.
“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, tha Sopi.
Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Cezary Mihailzcuk.
Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth një orë e gjysmë. Kurse mbrojtja e të akuzuarve rreth tri orë, shkruan Betimi për Drejtësi
Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.
Fatmir Sopi ka qenë dëshmitar edhe në rastin e Salih Mustafës.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...