Chelsea ka arritur të fitoj ndeshjen e xhiros së nëntë në Premier League ndaj Newcaslte, me rezultat 2-1.
Londinezët e nisin mirë duke shënuar në minutën e katër me anë të Palmerit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje, shkruan Arbresh.info.
Kurse 14 minuta, blutë shënuan sërish, kësaj radhe Jackson realizoi dhe krijoi epërsinë.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi nga mysafirët, Isak barazoi në minutën e 32-të.
Me të filluar pjesa e dytë, Palmer realizoi sërish dhe kësaj radhe goli iu pranua teksa londinezët rikthyen epërsinë.
Deri në fund gola nuk pati dhe kështu të drejtuarit e Marescas arritën të arkëtojnë tre pikët e radhës.
Tashmë ata gjenden në pozitën e katërt me 17 pikë aq sa ka edhe Arsenali që ka një ndeshje më pak, kurse Newcastle mbetet në pozitën e 12-të, me 12 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...