Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se të shtunën, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan tri shtëpi tradicionale në Prizren, të cilat janë restauruar rishtazi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se familjet Kirajtani, Vetimi e Munik i falënderuam për përkushtimin ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur në të kaluarën ka munguar mbështetja shtetërore, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë mandatit tonë, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren kemi investuar mbi 4.5 milionë euro, që është më shumë se i gjithë buxheti i vitit 2021 për trashëgimi kulturore. Me punën që po bëjmë sot, Qendrën Historike të Prizrenit po e bëjmë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s. Qeveria jonë ndali degradimin e monumenteve, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale. Pothuaj nuk ka komunë ku nuk kemi restauruar këto më shumë se tre vjet e gjysmë të drejtimit tonë”, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se puna po vazhdon, në dhjetëra monumente, në gjithë vendin. “Duke i ruajtur dëshmitë e së kaluarës, ne fuqizojmë identitetin kulturor dhe potencialin ekonomik të vendbanimeve tona”./Arbresh.info/
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...