Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili gjatë qëndrimit në Washington D.C. ka takuar Drejtorin e Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer.
Guvernatori Ismaili e ka njoftuar Kammer mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së sektorin financiar, ecurinë e zbatimit të aktiviteteve të BQK-së në kuadër të programeve me FMN si dhe asistencave teknike në zhvillim e sipër.
“Diskutimi u fokusua në masat e ndërmarra nga BQK për të fuqizuar edhe më tej qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke përfshirë kapitalizimin e sektorit bankar, nismat e reja ligjore si dhe asistencat teknike përkatëse që pritet të zbatohen gjatë vitit të ardhshëm në pajtim me objektivat e planit strategjik.
Të dy palët ri-theksuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me qëllim të zbatim me sukses të objektivave dhe projekteve që kanë ndikim pozitiv drejtpërdrejt në sektorin financiar dhe gjithë ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Persona të panjohur prerë pyllin e një qytetari në Zubin Pot...
Ligjvënësit francezë votojnë pro ndalimit të përdorimit të r...
Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, ka...
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit