Moti gjatë vikendit do të jetë me diell me temperatura që arrijnë deri në 22 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...