Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Te “DPT te Fidani”, Maqedonci thotë se Kosova ka mbështetjen e plotë të partnerëve të saj në rrugën e anëtarësimit në NATO, dhe se vendi ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake, njofton Klankosova.
“Ne kemi shënuar progres të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Ushtrisë së Kosovës, dhe fuqizimin e sistemit tonë mbrojtjes”, tha Maqedonci.
“Programi i partneritetit për paqe nuk është një parakusht për pranim në NATO, nuk është i kërkuar. Vendi ynë i ka ndërtuar dhe po i ndërton të gjitha kapacitet me mbështetje të NATO-s, pra NATO është bashkëthemeluese e kapaciteteve tona”.
“Të gjitha vendet partnere kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe vullnetin për të mbështetur Republikën e Kosovës në anëtarësimin në NATO, është me të vërtetë një përkushtim i të gjithëve që të mbështesin Kosovën në anëtarësimin e saj në NATO”, tha ai.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...