Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vizituar fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës rajonale, segmenti Nadakovc – Cecel.
Aliu tha se rehabilitimi i kësaj rrugë me një gjatësi prej 12.37 kilometra në vlerë 1.27 milion euro rritë sigurinë dhe ndikon në zhvillimin e kësaj zone, shkruan Arbresh.info
“Sot vizituam fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Rajonale R128, Segmenti Nadakovc – Ceceli, me gjatësi 12.37 km dhe vlerë 1.27 milion euro. Bashkë me zv. ministrin Durmishi dhe deputetët nga kjo zonë takuam qytetarët të cilët prekën nga ky projekt, i cili rritë sigurinë dhe ndikon në zhvillimin e kësaj zone”, shkruan në Facebook Aliu./Arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...