Kryeministri i vendit Albin Kurti ka përmendur dhe njëherë muajin tetor si muaj për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.
Lidhur me këtë, ai shton se 95 për qind e terapisë për trajtimin e kancerit të gjirit mbulohet nga shteti, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq rikonstruktimi i gjirit që bëhet pas trajtimit, Kurti thotë se së shpejti do të jetë shërbim që do të ofrohet pa pagesë në spitalet tona publike, e që kushton mijëra euro ne sektorin privat, shkruan Arbresh.info.
“Për dallim nga vitet tjera, në vitin 2024 mbi 52% e rasteve që janë diagnostikuar janë raste në fazën e parë dhe të dytë – pra në faza të hershme, gjë që mundëson sukses shumë më të lartë në trajtimin e tij. Prandaj edhe motoja “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” me të cilën sot bashkë me presidenten Osmani, ministrin e Shëndetësisë Vitia, drejtues të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, diplomatë të vendeve mike, aktivistë e qytetarë bëmë ecjen tradicionale në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend