Kuvendi i Kosovës sot ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.
Për këtë seancë në DPT Fidani sot është pyetur deputeti i LVV-së, Dimal Basha, i cili ka thënë se nuk do të marrin pjesë.
“Jo nuk kemi ndërruar qëndrim, arsyeja e para është ata janë duke bërë tubime politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kuvendi rolin e ka legjislativ, edhe i thyhet për t’u votuar ligje aty, në fund ligjet vijnë për t’u votuar në seanca”, ka thënë Basha.
Duke shtuar se opozita nuk ka votuar ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për nesër me fillim nga ora 12:00.
“Rendi i ditës: Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Kjo do të jetë seanca e katërt e jashtëzakonshme rresht që thirret nga opozita, për siç thonë ata, skandalet e qeverisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...