Në fotot shihen momentet kur një ekskursioniste e tmerruar e gjeti veten të bllokuar me kokë poshtë mes dy gureve të mëdhenj, teksa tentonte te rikuperonte celularin e saj.
Vetëm këmbët e të resë shihen nga poshtë shkëmbinjve pasi i ishte bllokuar koka për disa orë mes tyre.
E reja e identifikuar si Matilda Campbell ishte arritur të shpëtohej nga grupet e ndihmës në juglindje të Australisë.
Mrekullisht ajo mbijetoi vetëm me disa gërvishtje, por celulari që i kishte rënë nuk u arrit të gjendej.
Më vonë në një mesazh online e reja naive shkruante: “Falemnderit për grupin që më shpëtoi, por gjynah për celularin”.
Miqtë e saj të tmerruar kishin tentuar ta shpëtonin pas aksidentit të pafat në luginën Hunter Valley në shtetin austrialian New South Wales.
Por më në fund arritën të thërrisnin grupet e ndihmës që kryen operacionin e ndërlikuar për të nxjerrë ekskursionisten nga vrima tre metra e thellë.
Ata ndërtuan një strukturë të drunjtë për ta mbrojtur nga punimet që do të kryenin për ngritjen e një guri të madh që bllokonte daljen.
Specialisti ambulancës Peter Watts tha për rastin: “Në 10 vjet operacioni si mjek ambulance nuk kisha hasur detyrë të tillë, ishte shumë sfiduese por dhe shpërblyese”./tch/
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...