Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut, po realizon fushatë vetëdijesimi për dhunën në familje.
Sipas njoftimit, ky aktivitet ka për synim parandalimin e dhunës në familje, dhe ta rrisë ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
Nga kjo fushatë qytetarëve po u shpërndahen fletëpalosje me mesazhe informuese.
“Në fletëpalosje përveç mesazheve sensibilizuese janë ilustruar edhe sanksionet penale ku specifikohet se kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...