Zëvendëspresidentja amerikane, njëherësh kandidate për presidente, Kamala Harris ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.
Në një deklaratë, Harris se vdekja e Sinwar është një përparim i qartë drejt arritjes së eliminimit të kërcënimit që paraqet Hamasi.
“Hamasi është shkatërruar dhe lidershipi i tij është eliminuar. Ky moment na jep një mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gaza,” u shpreh Harris.
Sipas Harris, lufta duhet të përfundojë me sigurimin e Izraelit, lirimin e pengjeve, përfundimin e vuajtjeve në Gaza dhe realizimin e të drejtave të palestinezëve.
“Është koha që e nesërmja të fillojë pa Hamasin në pushtet. Ne nuk do të heqim dorë nga këto synime dhe unë gjithmonë do të punoj për të krijuar një të ardhme paqeje, dinjiteti dhe sigurie për të gjithë,” shtoi ajo./abcnews.al
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...