Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili së fundmi ka mbushur 100 vjeç, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës me postë nga shtëpia e tij në Gjeorgji.
Qendra Carter konfirmoi se vota e tij u dorëzua të mërkurën, ditën e dytë të votimit të hershëm në shtetin juglindor të Xhorxhias.
Carter thuhet se shprehu synimin e tij për të votuar për zëvendëspresidenten Kamala Harris, duke u thënë anëtarëve të familjes se synonte të jetonte mjaftueshëm për të hedhur këtë votë.
Kandidatja demokrate, Harris, pranoi mbështetjen e tij në X, duke thënë: “President Carter, faleminderit për mbështetjen tuaj”.
Sipas ligjeve zgjedhore të Gjeorgjisë, fletëvotimet e Carter-it në mungesë do të numërohen edhe nëse ai vdes përpara ditës së zgjedhjeve të 5 nëntorit./euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...