Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se me pikëllim lajmin për vdekjen e ish-ambasadores amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow.
Krasniqi tha se roli dhe kontributi i saj, në procesin e shtetformimit ishte i pazëvendësueshëm.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-ambasadores amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow. Roli dhe kontributi i ambasadores Kaidanow, posaçërisht në procesin e shtetformimit të Kosovës, ka qenë i pazëvendësueshëm. Me vdekjen e saj, SHBA-të humbën një diplomate të veçantë, e Kosova një aleate të përhershme. Lamtumirë, mike e mirë. Prehu në paqe!”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë