Një grua ka raportuar në polici se në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka gjetur një mjet shpërthyes.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ka dalur njësia e deminimit të Policisë së Kosovës që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa ndonjë incident, shkruan Arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:57.
“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 15.10.2024 – 15:57. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së saj ka gjetur një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e deminimit të Policisë së Kosovës që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa ndonjë incident.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania