Shqipëria luan sot sfidën ndaj Gjeorgjisë në kuadër të ndeshjes së katërt në Ligën e Kombeve.
Teksa është raportuar për një tifoz të lënduar shqiptar nga tifozët ultras të Gjeorgjisë, shkruan Arbresh.info.
Kështu së paku ka bërë të ditur gazetari i tvKlan, Erion Todhe.
”Priten rreth 500 ose pak më shumë tifozë të Shqipërisë. Kanë ardhur tifozë nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe një incident dje. Një tifoz i Shqipërisë, kam mësuar se është goditur nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ, ka kërkuar mbështetjen e policisë vendase, për tu shoqëruar drejt stadiumit. Kjo është për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, ku mesa duket janë goditur edhe tifozë të Gjeorgjisë, pas fitores së tyre. Shpresojmë që të mos ketë ngjarje të tilla më vonë”, tha në raportimin e tij gazetari i tvKlan, Erion Todhe.
Kjo ndeshje fillon nga ora 18:00./Arbresh.info
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...