Një përleshje fizike ka ndodhur të enjten në rrugën ‘’Ilir Konushveci’’ në Ferizaj.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë dy persona, ndërsa një person është larguar në drejtim të panjohur.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, lëndime trupore ka pësuar një person, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
“Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari Z.V ( M/K), i moshës 55 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari L.V është liruar për procedurë të rregullt hetimore, kurse N.R mbetet në kërkim policer”, bën të ditur njoftimi nga policia./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...