Mësimdhënësve të Komunës së Vitisë, pas nëntë dite pritjeje u ekzekutohen pagat.
Kjo vonesë vije si pasojë e mos ekzekutimit të pagave nga ana e Ministrisë së Financave, sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit të kësaj komunë, të cilët ishin të vetmit që kishin mbetur jashtë listës të pagesës, shkruan Arbresh.info.
Faqja Zyrtare e komunës së Vitisë, në Facebook shkruan se nuk e kishte ndalur asnjëherë dialogun me Ministrinë e Financave.
“Kryetarët e komunave kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim të përbashkët me kryeministrin dhe ministrin e financave të Republikës së Kosovës, ku në veçanti është folur për çështjen e kontratës kolektive dhe reperkusionet financiare si derivat i saj.”.
Ndërsa kryetari i kësaj komune tha se:“Shpresoj që mos ekzekutimi i pagave me kohë të mos përsëritet më ”, deklaroi Haliti./arbresh.info/
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...