Pas një shkëputjeje prej disa muajsh, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka planifikuar nisjen e tureve të takimeve me diasporën.
Rama pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të turit të diasporës, që nisi pak muaj më parë.
Takimi me diasporën në Nju Jork do të mbahet me 26 tetor. Aktiviteti do te zhvillohet në “Gotham Hall” në orën 11:00, shkruan tch.
Turi i takimeve me diasporën nisi në maj me shqiptarët në Greqi dhe më pas me shqiptarët e Italisë.
Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...