Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas “protestave” të opozitës ndaj rritjes së pensioneve nga Qeveria Kurti.
Ai tha se opozita sa ishte në pushtet nuk kanë bërë rritje të pensionimeve, duke renditur kështu qeveritë dhe rritjet e tyre.
“Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin: +0 euro rritje gjatë mandatit. Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën: +15 euro rritje gjatë mandatit”, tha Murati.
Ndërkaq shpjegoi rritjen që ka ndodhur gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
“Qeveria Kurti: +30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro. Dhe përveç skemës së pensionit bazik, kemi rritur pothuajse të gjitha skemat tjera, me një alokim shtesë prej 100 milionë euro për një vit fiskal”, shpjegoi ai./Arbresh.ifno/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s