Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti dhe bashkëbisedoi me gjeneratën e re dhe të tretë të programit për Diplomaci Qytetare.
Përgjatë takimit, Kurti i uroi mirëseardhjen bursistëve duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në institucionet e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se “Programi për Diplomaci Qytetare është një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë sonë për diasporën, gjersa diaspora mbetet një prej shtyllave kryesore të historisë sonë dhe luan një rol kyç në zhvillimin dhe rritjen e shtetit”.
Tutje Kurti, shtoi se diaspora si urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, tash është e përfshirë më shumë edhe në kulturë, ekonomi, inovacion dhe zhvillimin e progresin e vendit.
E në fund, Kurti foli për rolin e rëndësishëm që bursistët e kanë përmes këtij programi, për sjelljen e perspektivës dhe aftësive që ndihmojnë në modernizimin dhe zhvillimin e institucioneve publike./arbresh.info/

Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje