Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person dyshohet se ka shitur barna të kontrabanduara dhe me këtë rast është cilësuar vepra penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Lidhur me rastin, policia njofton se përveç barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, shkruan Arbresh.info.
“Janë hasur barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia tha se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...