Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe shkolla e mesme e ulët “Nazim Gafurri” ka nisur me mësim gjithëditor.
Rama theksoi se kjo u bë shkolla e pestë në kryeqytet që përfshihet në këtë model, shkruan Arbresh.info.
“500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme, por tani kanë hapësira për art, shkencë dhe socializim, si dhe tabela digjitale për një mësim më interaktiv, por gjithashtu po ushqehen me gjella të ngrohta, sallatë dhe fruta të freskëta të përgatitura nga kuzhina qendrore.”, ka shkruar ai.
“Me dollapë personalë për nxënës, po krijojmë një ambient që jo vetëm mbështet mësimin, por edhe mirëqenien e fëmijëve tanë.”, tha ai./Arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...