Në Merdarë ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës ndaj mallrave serbe.
Ekipi i portalit Arbresh.info po qëndron në pikën kufitare në Merdarë, ku ka raportuar për hyrjen e kamionëve me produkte serbe, të cilët po kalojnë nëpër kontroll nën mbikëqyrjen e Policisë dhe Doganës së Kosovës.
Nga sot, mallrat serbe mund të hyjnë përmes pikës kufitare të Merdarës, por për hyrjen e tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar që kjo masë të zbatohet nga e hëna. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky ndryshim është i mjaftueshëm për proceset e ditëve në vijim dhe është diskutuar me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë./Arbresh.info/
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur