Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot i është bashkuar vrapimit në sheshin “Skënderbeu” për të mbështetur gratë që luftojnë kundër kancerit të gjirit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ky aktivitet është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin tone, shkruan Arbresh.info.
“Së bashku mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe t’u japim forcë atyre që kanë nevojë për mbështetje dhe solidaritet.”, tha ai
Ai theksoi se kryeqyteti ofron mamografi pa pagesë në tre Qendra të Mjekësisë Familjare, dhe nga 250 euro për të diagnostifikuarit me këtë sëmundje.
“Bëjeni mamografinë sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, përfundoi Rama./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...