Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, shprehet se në kuadër të “Tetorit Rozë” të gjitha gratë do të kenë mundësi të bëjnë mamografi falas.
Kjo do të mundësohet përmes njësive të lëvizshme që do të jenë funksionale në të gjithë fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë për të ofruar kontroll të plotë të gjirit
Këtë të premte këto njësi lëvizëse do të jenë në qytetin e Kukësit e Lushnjës, duke i dhënë mundësi grave në këto zona të bëjnë kontrollin e gjirit falas pa kërkuar rekomandim nga mjeku i familjes./abcnews.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...