Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marr pjesë në organizimin e ambasadës gjermane në Kosovë për të shënuar Ditën e Unitetit Gjerman.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ka uruar ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe popullin gjerman për këtë ditë historike dhe për mbështetjen e dhënë Kosovës.
“Sonte, në pritjen e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë. Uruam ambasadorin gjerman Jörn Rohde dhe nëpërmjet tij popullin gjerman për këtë ditë historike, siç dhe e falënderuam për gjithë mbështetjen historike që Gjermania i ka dhënë Kosovës. Një shtet aleat, një shtet i diasporës më të madhe shqiptare. Gëzuar unifikimin”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...